Lajme

Brenda 1 muaji mbi 600 persona me COVID-19 nga Kosova kanë hyrë në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 04 August 2020

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se në katër javët e kaluara në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë hyrë 608 persona të infektuar me COVID-19.

Sipas njoftimit, të gjithë këta shtetas që kanë qëndruar në Kosovë paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve.

“Në bazë të numrave të fundit të hartuar nga Robert Koch Institut, në katër javët e kaluara në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë ardhur 608 persona të infektuar me COVID 19. Të gjithë këta shtetas tanë (me shtetësi të Kosovës, me shtetësi të dyfishtë apo me shtetësi të Gjermanisë) që kanë qëndruar në vendlindje paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve. (Pasuar nga Serbia me 227 persona, Turqia 166, Bosnja e Herecegovina 105 etj.)”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Sinjali.

-Advertisement-

Ambasada ka apeluar të gjithë qytetarët që hyjnë në territorin e Gjermanisë të bëjnë testet në aeroporte dhe vendbanimet ku jetojnë.

“Ju lutemi të bëni kujdes gjatë pushimeve në Kosovë dhe të zbatoni udhëzimet e Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Apelojmë pokështu që posa të futeni në territorin e Gjermanisë të bëni testet në aeroporte dhe vendbanimet ku jetoni. Përndryshe do të ballafaqoheni me masa të ashpra nga autoritetet gjermane”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera