Lajme

Bregu: Integrimi i Ballkanit në BE është investim i nevojshëm

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 27 June 2023

Sekretarja e Përgjithshme e KBR-së, Majlinda Bregu, në Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Podgoricë, sot ka thënë se integrimi rajonal përmes arritjeve konkrete, krahas integrimit evropian, është rruga e duhur dhe më e besueshme për të ecur përpara.

“Ndërsa takohemi sot për Samitin vjetor të SEECP-së në prag të 20-vjetorit të agjendës së Selanikut dhe 15-vjetorit të RCC – ne jemi dëshmitarë dhe pranojmë disa të vërteta të padiskutueshme, së pari Bashkëpunimi Rajonal ushqen, konsolidon dhe ka fuqi transformuese”.

“Më shumë bashkëpunim rajonal është formula për adresim të tensioneve të fundit, që janë bërë shqetësuese në rajon. Së dyti, zgjerimi i Evropës dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor, nuk është thjesht nevojë gjeopolitike por edhe një investim i nevojshëm. Së fundmi, integrimi rajonal përmes arritjeve konkrete, krahas integrimit evropian, është rruga e duhur dhe më e besueshme për të ecur përpara”, tha Bregu.

-Advertisement-

Samiti i SEECP zhvillohet çdo vit nën kujdesin e kryesuesit të procesit. Shkupi do të mbajë kryesimin e radhës të SEECP, e pas kësaj Tirana do ta drejtojë këtë proces për periudhën 2024-2025.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera