Sport

Brazili-Belgjika, kjo Kombëtare takohet me Francën në gjysmëfinale (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 06 July 2018

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore ndaj asaj të Brazilit në takimin çerekfinal të kampionatit Botëror Rusia 2018, shkruan GazetaFokus.

LEXO EDHE: Kapet “mat” Cristiano Ronaldo (FOTO)

-Advertisement-

Foto: Autogoli i Fernandinho
Fillimisht Belgjika ka kaluar në epërsi nga një autogol i Fernandinho  në minutën e 14-të, pastaj belgët realizuan edhe golin e dytë me anë të Kevin De Bruyne në minutën e 31-të.
Foto: Goditja e Kevin De Bruyne  për 2:0.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me epërsi prej dy golave për skuadrën belge, ndërsa në pjesën e dytë Brazili ngushtoi epërsinë në minutën e 76-të me golin e Renato Augusto.
 
Foto: Goli me kokë i shënuar nga Renato Augusto.
Por kjo ishte e tëra që mundi të bëjë në këtë super përballje kombëtarja e Brazilit e cila eliminohet nga garat e Kupës së Botës.

Stadiumi ‘Kazan Arena’, rezultati final, Brazil-Belgjikë 1:2.

Belgjika do të përballet në gjysmëfinale me kombëtaren e Francës. /GazetaFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera