Lajme

Braktisin VV-në, i bashkohen Daut Haradinajt në garën për Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 12 October 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, po vazhdon ta rris mbështetjen e tij në garën për kryeqytetin.

Përmes profilit të tij në facebook, Haradinaj tregoi se nga sot, shumë qytetarë të fshatit Mramor iu bashkëngjitën atij në garën për Prishtinën.

Ndër të tjera, Haradinaj theksoi se neglizhimi shumëvjeçar i zonave rurale ka marrë fund.

-Advertisement-

Postimi i plotë :

Në Mramor, bashkë me shumë burra që sot ju bashkangjiten ndryshimit të madh për Kryeqytetin e të gjithëve.

Është e qartë tash, që Prishtinën po e presin shumë punë të mira, Mramori dhe të gjitha fshatrat tjera do të trajtohen me kujdes të veçantë dhe barabartësi. Neglizhimi shumëvjeçar i zonave rurale, që janë pjesa më vitale e Prishtinës, ka marrë fund.

Ne kemi vizion dhe plan për të gjithë.

#eparaPrishtina
#punamarë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera