Fun & Video

Braktiset foshnja në spital/ I mituri me sëmundjen e rrallë, rrezet e diellit e vrasin

Autori: Gazeta inFokus 06:58 | 07 November 2019

Një foshnjë e lindur me sёmundje tё rrallё qё e detyron tё mbahet larg rrezeve tё diellit, ёshtё braktisur në një spital në Torino.

Giovannino, katёr muajsh, vuan nga iktioza harlekin, një gjendje gjenetike që shkakton trashjen dhe tharjen e lёkurёs.

Infermieret janë kujdesur për të që nga muaji gusht kur vogёlushi erdhi nё jetё, por tani atij mund t`i duhet qё tё largohet nga spitali brenda disa javësh.

-Advertisement-

Mendohet se sёmundja e pashёrueshme e fёmijёs ёshtё bёrё dhe shkas pёr braktisjen e tij nga prindёrit, ndonёse mjekёt vetё nuk e pohojnё njё gjё tё tillё.

Stafit tё spitalit i ka hyrё nё zemёr vogёlushi; ata e shёtisin mё radhe nёpёr korridoret e ndёrtesёs, dhe siç thonё, ёndёrrojnё qё ai tё ketё njё dhomё tё vogёl aty, tё gjithёn pёr vete.

Autoritetet lokale janë të vetëdijshme për situatën dhe janë përpjekur të gjejnë prindërit për tё marrё njё pёrgjigje tё qartё prej tyre.

Ato po shikojnë gjithashtu mundёsinё pёr t`i siguruar Giovanninos njё strehim tё pёrkohshёm, por situata e tij ёshtё e tillё qё ka nevojë për kujdes të veçantë.

Fёmija ёshtё mbajtur gjatё kёsaj kohe nё repartin e kujdesit intensiv pёr tё porsalindurit, dhe pёr tё parandaluar tharjen dhe plasaritjen e lёkurёs, trajtohet disa herё nё ditё me kremra hidratues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera