Lajme

Brahimaj: Para 22 viteve për Kosovën mora armën në dorë, tani për Kosovën garojë me numër 22

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 17 January 2021

Gjenerali i UÇK’së njëherit kandidati për deputet nga radhët e AAK’së Lahi Brahimaj, ka thënë se edhe pas çlirimit, do të vazhdojë luftën për të forcuar shtetësinë e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka treguar se 22 vite më parë ka qenë i gatshëm të luftojë për Kosovën, për këtë garës për deputet do t’i hyjë me numrin 22.

“Para 22 viteve kur Kosova kishte nevojë, ne ishim të gatshëm t’i gjindemi pranë dhe t’i dalim Zot edhe me jetët tona, sot pas 22 viteve Kosova ka nevojë t’i gjendemi pranë që ta ruajmë shtetësinë e saj e t’i dalim Zot në këtë luftë të ashpër politike nga ata që nuk rreshtën së luftuari kundër Kosovës. Unë ashtu siç nuk munda të qëndroja indiferent në atë kohë dhe morra armën për t’i dalë në mbrojtje, sot nuk munda të qëndroja indiferent ndaj kësaj lufte politike, morra guximin dhe vendosa të jem pjesë e listës për deputet, në listën e vlerave, listën e Aleancës. Në 22 vjetorin që iu përgjigja kushtrimit për liri, po i përgjigjem kushtrimit politik për të ruajtur sovranitetin e vendit dhe forcuar shtetësinë duke garuar me numër 22. Nuk do të ia dilnim atëherë po të mos bashkoheshim, nuk do ja dalim as sot nëse nuk jemi bashkë, mbështetja juaj është fitorja jonë e përbashkët! #LahiBrahimaj”./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera