Lajme

Brahimaj tregon si kishte refuzuar Ramush Haradinaj që brigada “Agim Ramadani” të emërtohej me emrin e vëllait të tij

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 24 May 2023

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj, ka rrëfyer në Pressing të T7, sesi emri i brigadës 138 “Agim Ramadani” mbeti me aprovimin e Ramush Haradinajt.

Fillimisht, Brahimaj ka thënë se asnjë luftëtar në koshare nuk ka pasur emblemë tjetër përpos asaj të UÇK-së.

Kështu ai ka mohuar çdo pretendim se FARK’u ka drejtuar atë luftë.

-Advertisement-

”Kosharen e ka udhëhequr komandant Rrushtem Berisha, i gjallë nuk po flasin për njerëz që kanë vdekur, sepse nëse unë diçka ai del dhe më demanton. Ka qenë Anton Quni. Gjema një ushtar në koshare që nuk e ka emblemën e UÇK-së, vetëm një që ka një emblemë tjetër. Të gjithë atë punë e kanë bërë me komandën e zonës së Dukagjinit. Rrustem Berisha ka pas raporte të shkëlqyeshme gjatë luftës me Ramushin”, ka thënë ai.

Më pas tregoi se Rrustem Berisha e ka thirrur Haradinajn për ta njoftuar se kanë vendosur emrin e brigadës 138 që luftoi në koshare t’a vendosin emrin “Luan Haradinaj”.

Por Haradinaj kishte refuzuar me arsyetim se njerëzit nuk e kanë njohur Luan Haradinajn dhe iu nevojitet dikush që janë të lidhur emocionalisht.

‘”Rrustem Berisha para se të emërohet brigada me emrin Agim Ramadani, ka thirr telefon dhe tha po na duhet komandanti. Tha kemi një kërkesë dhe kemi kërkuar që brigada të quhet Luan Haradinaj. Unë i thash do t’ia përcjelli komandantit porosinë. Më pas tha nuk bën me quajtë Luan Haradinaj, ushtarët që kanë qenë në koshare nuk i lidhë asgjë me Luan Haradinajn, po me Agim Ramadanin. E ka thirr Ramushi Rrushtën, tha bini dakord ose Agim Ramadani ose Sali Çekun”, ka thënë ai.

”Nuk është udhëhequr prej FARK’ut kosharja, të gjithë kanë qenë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, vazhdoi më tutje Brahimaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera