Auto&Tech

Brabus me ofertë për pronarët e Mercedes E-Class T-Modell

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 14 June 2017

Pronarët e modelit karavan Mercedes E-Class (T-Modell), mund të modifikojnë veturën e tyre në kompaninë e njohur Brabus, duke filluar nga eksterieri e deri te përforcimi i motorit.

Duhet theksuar edhe paketën për aerodinamikën, maskën e përparme Brabus, rrotat me diametër prej 21-inç, amortizatorët e modifikuar (vetura do të jetë më e ulët për 30 mm), sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, interier dy-ngjyrësh prej lëkure, etj., transmeton Koha.net.

Sa i përket përforcimit të motorit, versioni E200 tani është me kapacitet prej 225 kuajfuqi, E250 me 245 kuajfuqi, si dhe E43 me 450 kuajfuqi i cili shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,4 sekonda.

-Advertisement-

Kjo nuk është e tëra, sepse Brabus, po ashtu, në ofertën e saj ka edhe versionet e fuqishme dizel, si E220d dhe E350d. Ky i fundit është me kapacitet prej 309 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrin për 5,7 sekonda.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy