Auto&Tech

Brabus Adventure 4×4² vërteton se Mercedes G-Class i vjetër është ende i ashpër

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 13 May 2018

Prapa emrit Brabus Adventure 4×4² fshihet Mercedes-Benz G550 4×4² i modifikuar.

Derisa për gjeneratën e re të Mercedes G-Class thuhet se në asfalt është dukshëm më e “butë” se gjenerata e mëparshme, në kompaninë e njohur Brabus janë marrë me modifikimin e modelit të vjetër, transmeton Koha.net. Për bazën e një veture të pa kompromis për të gjitha terrenet e cila duhet të lëvizë pa problem deri në “fund të botës dhe prapa”, në Bottrop shfrytëzuar modelin G550 4×4², karrocerinë e të cilit fillimisht e kanë pajisur me elemente të bëra nga fibra të karbonit.

Ndër detajet më interesante te kjo “bishë” e Brabusit është se vjen me pragjet elektrike (të cilat mund të ulen apo ngrihen sipas dëshirës së vozitësit), dritat LED, mbajtësi i madh në çati, një vrimë të veçantë në raste kur kalohet në një thellësi të caktuar uji dhe litarin për tërheqje në pjesën e përparme i cili përdoret në rastet kur vetura bllokohet në ndonjë rrugë të pakalueshme.

-Advertisement-

Brabus Adventure 4×4² ka motor të AMG-së, 4.0-litër V8 Bi-Turbo, i cili është me kapacitet prej 550 kuajfuqi dhe në kombinim me marshin automatik me 7 shpejtësi, përcjell Koha.net. Po ashtu, ky model shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra e arrin për 6,7 sekonda.

Sa i përket çmimit, Brabus Adventure 4×4² kushton rreth 540,000 euro

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy