Lajme

BQK: Rritja e çmimit për sigurimin e veturave u bë për të mbrojtur konsumatorin

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 21 November 2019

Banka Qendrore e Kosovës në një konferencë për media për rritjen e çmimit për 26% të sigurimit të veturave tha se kjo rritje u bë për të mbrojtur konsumatorët.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se që nga viti 2001 është duke u bërë shkelje sepse tarifat duhet të ndryshohen çdo vit e sipas tij kjo rritje është bërë për mbrojtjen e konsumatorit.

“E kemi për qëllim që të mbrojmë polic mbajtësit. Për këtë qëllim Banka Qendrore duke u bazuar ne ligjin ne fuqi dhe rekomandimet te cilat kane ardh edhe prej Fondit Monetar Ndërkombetar në këtë vit është realizuar raporti i CCR që është një raport për strategjinë e gjendjes së sektorit financiar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe një nga rekomandimet e bëra ka qenë rishikimi i tarifave në tregun e sigurimeve dhe specifikisht përmenden shumë akterë që duhet të merren në konsideratë në momentin kur duhet të bëhet rishikimi por përmendet edhe norma e inflacionit. Çmimet aktuale janë të pandryshueshme që nga viti 2001, edhe pse është kërkesë ligjore që cdo vit duhet të bëhet rishikimi i tarifave” tha Mehmeti.

-Advertisement-

Ndërsa Sokol Havolli, zevendës guvernatori tha se si rezultat i masave të marra nga ky institucion janë rritur kapitalet për 8 milionë euro.

“Si rezultat i masave të marra nga BQK-ja  për një periudhe më pak se 6 mujore në tregun e sigurimeve në Kosovë janë shtuar 8 milionë euro kapital aksionar në kompanitë të cilat kanë probleme me kapitalin. Ky është një përmirësimin substanicial i gjendjes. Megjiathët ky problem ende nuk është zgjedh terësisht dhe ne synojmë që për një periudhe afat shkurtër këtë ta sjellim në vlerën prej zero deficit” tha ai.

Ai gjithashtu tha se e gjithë kjo është duke u bërë për përmirësimin e gjendjes së konsumatorëvë.

“Ne nuk do të lejojmë që shpenzimet të kalojnë nivelin e pasyqruar me rregullore si dhe do të shkojmë me ulje të shpenzimeve të kompanive që përfitues të jenë proces mbajtësit. Që kompanitë të jenë në gjendje të pagujnë borxhet ndaj qyetarëve për përmirsimin e gjendjes së gjithë klientëve”/Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera