Fokus

BQK nuk i njoftoi me kohë punëtorët e INSIG se do të mbesin pa punë! (Dokument)

Autori: Doresa Geci 12:33 | 21 May 2019

 

Mbi 100 punëtorë janë mbetur pa punë në Kosovë, pas falimentimit të Kompanisë së Sigurimit “INSIG”.

E pushimi i tyre nga puna u bë pa paralajmërim.

-Advertisement-

Kjo ka bërë që 110 punëtorë të drejtojnë ankesat e tyre tek presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj, drejtuesit e BQK-së, e institucione tjera.

Pasi që sipas tyre iu është shkelur kontrata e punës si dhe iu janë bërë një varg shkeljesh tjera.

Por akuzat e 110 punëtorëve i mohojnë në BQK. Sipas këtij institucioni i cili është përgjegjës për mbarëvajtjen e institucioneve financiare të gjitha palët janë njoftuar në bazë të ligjit.

“Me marrjen e vendimit për likuidim nga BQK-ja, i njëjti vendim është publikuar në ueb faqen e BQK-së dhe njëkohësisht janë informuar të gjitha palët e interesit sipas kërkesave ligjore në fuqi”, ka thënë zëdhënësi i BQK-së, Kushrim Ahemti,  për Gazetën inFokus.

Banka Qendrore e Kosovës më datë 26 prill 2019 kishte marrë vendim që të mbyllë këtë kompani.

Gazeta inFokus ka siguruar një dokument, në të cilin BQK-ja jep arsyet e falimentimit të kësaj kompanie.

Sipas këtij dokumenti INSIG ka pasur vështirësi financiare në përmbushjen e kërkesave të BQK-së që nga viti 2012.

BQK-ja kështu nga ky vit ka lëshuar vendime në mënyrë që të përmirësohet gjendja e kësaj kompanie, thuhet në këtë dokument, por këto vendime nuk ishin respektuar.

Mungesa e kapitalit, aftësitë paguese si dhe mungesa e aseteve në mbulimin e provizioneve teknike sipas BQK-së  ishin arsyet kryesore që quan këtë kompani në falimentim.

Në dokumentin që Gazeta inFokus ka siguruar kjo kompani e vlerëson si të pa drejtë këtë vendim të BQK-së, pasi që sipas tyre është i paargumentuar dhe jo i mbështetur në fakte.

“Vendimi i fundit i Nr23-10/2019 i datës 26.04.2019 përveç se është absurd për vendimmarrjen që ka, teknikisht është i pasaktë dhe në një serë treguesish financiar të cilët jo vetëm të pa mbështetur në pasqyrën financiare por edhe të paargumentuar, fakt që përforcon dyshimet tona për një vendimmarrje të qëllimshme dhe dashakeqe”, thuhet në ankesën e INSIG-ut.

Lexo edhe:Ankohen 110 punëtorët e INSIG-ut, guvernatori Fehmi Mehmeti “na la pa buk” (Dokument)

Pas falimentim të kompanisë INSIG edhe fati i klientëvë të saj mbetet i pa sigurt.

Por sipas BQK është likuidatori ai i cili do të siguroj trajtim të drejtë për klientët.

“Sipas kornizës ligjore në fuqi, BQK-ja ka emëruar Likuidatorin e kompanisë, i cili do të jetë përgjegjës për drejtimin e  Kompanisë së Sigurimit “Insig” drejt Likuidimit. Likuidatori është përgjegjës që të sigurojë trajtim të drejtë, të barabartë dhe korrekt për të gjithë policëmbajtësit dhe kreditorët tjerë, gjithmonë në pajtim me kërkesat ligjore në fuqi”, ka thënë Ahmeti./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera