Lajme

BQK-ja jep një lajm të mirë për ekonominë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 21 October 2018

Sipas projeksioneve të BQK-së, Kosova do të ketë rritje ekonomike më të lartë se 4%.

Ky përmirësim, Banka Qendrore tregon se i atribuohet stimulimit të përforcuar fiskal gjatë vitit 2018.

“Performanca financiare e sektorit të ndërmarrjeve është përmirësuar, duke u reflektuar në përmirësim të cilësisë së kredisë nga ky sektor. Performanca më e mirë financiare ka ndikuar, në njërën anë, në rritjen e kërkesës për kredi, ndërsa në anën tjetër, përmirësimi i vazhdueshëm i faktorëve strukturor dhe kushteve për qasje në financa, kanë mundësuar rritjen e ofertës për kredi ndaj sektorit të ndërmarrjeve. Kredia e re për ndërmarrjet nga sektori bankar është rritur për 35 përqind, që shënon rritjen më të lartë në shtatë vitet e fundit. Ndërmarrjet kanë vazhduar gjithashtu me rritjen e financimit nga burimet e jashtme, me ç ‘rast borxhi i jashtëm arriti pjesëmarrjen në 21.1 përqind të gjithsej borxhit të ndërmarrjeve”, thuhet në raportin e Stabilitetit Financiar të BQK-së, raporton televizioni publik.

-Advertisement-

Sipas BQK-së rritja e gjithsej borxhit të ndërmarrjeve ka kontribuar në thellimin e borxhit të ndërmarrjeve në 32.9 përqind ndaj BPV-së dhe përafrimin drejt vendeve të rajonit.

“Ndërmarrjet nuk kanë ekspozim direkt ndaj ndryshimeve në kursin valutor si rezultat i pozicionit tejet të ulët në valutë të huaj. Sidoqoftë, ndryshimet në valutë mund të ndikojnë aktivitetin afarist, sidomos të ndërmarrjeve tregtare”, thuhet tutje në raportin e Stabilitetit Financiar të BQK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera