BQK hapë javën për t’i mësuar të rinjtë se si të kursjenë para
Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 09 March 2018
Banka Qendrore e Kosovës ka hapur Javën Ndërkombëtare të Parasë në të cilën do të ketë ligjërata dhe konkurse që kanë për synim edukimin financiar të të rinjve dhe studentëve.
Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se motoja e Javës Ndërkombëtare të Parasë “Të mësojmë si të fitojmë dhe kursejmë më shumë” ka rëndësinë në menaxhimin e parasë që sjell fitime dhe kursime që çojnë në zhvillim ekonimik dhe mirqënie më të mirë qytetarët e Kosovës.
Sipas Mehmetit java ndahet në tri faza të cilat u dedikohen fëmijëve, studentëve dhe faza e tretë iu dedikohet studentëve të UP-së, e cila nëpërmes një konkursi me emrin “Video për Edukimin Financiar” me qëllim që të promovohet edukimi financiar, shkruan Infokusi.
“Aktivitetet e Javës Ndërkombëtare të Parasë do të fillojnë në tri faza , faza e parë i dedikohet fëmijëve , të cilët në qendren e trajnimeve dhe të ndikimit financiar këtu në Bankën Qendrore dhe zhvillohen aktivitete që për fokus kanë promovimin e kulturës së kursimeve te fëmijët. Faza e dytë iu dedikohet studentëve , ku përfaqësuesit e lartë të Bankës Qendrore do të mbajnë ligjerata nëpër Universitetet e Kosovës dhe studentët do të kenë mundësi që të bashkëbisedojnë me menaxhmentin e lartë të Bankës Qendrore lidhur me zhvillimet e fundit financiare dhe faza e tretë po ashtu i dedikohet studentëve të Universitetit te Prishtinës përmes një konkursi ‘Vvideo për edukimin financiar’ ku kanë mundësi të aplikojnë në këtë konkurs me qëllim të promovimit të edukimit financiar ”, tha Mehmeti.
Mehmeti po ashtu tha se gjatë vitit 2017 BQK ka shënuar rritje bankare përmes platformës elektronike, e po ashtu sistemi bankar kishte një rritje vjetore 32.4 përqind dhe sektori i sigurimeve sipas ushtruesit të guvernatorit të BQK-së ka shënuar një rritje shumë pozitive prej 6.9 përqind.
Ai gjithashtu tha se në vitin 2017 ka pasur rritje të vlerës së kredive.
“Nëse shohim sektorin për mikrofinanca në sektorin financiar jobankar ka filluar që ta fuqizoj rolin e saj në mbështetje të ekonomisë së Kosovës përmes mikrokredive. Në rastin konret me të dhënat e fundit vlera e kredive në këtë sektor që i kemi ka shënuar 144 milion ose shprehur në përqindje për një rritje vjetore 32.4 për qind. Po ashtu edhe sektori i sigurimeve ka shënuar një rezultat shumë pozitiv e kam potencuar edhe në konferencën e fundit që kemi pas për herë të parë ka arritë që të ketë një rezultat financiar pozitiv prej 6.9 milion euro”, tha Mehmeti.
Mehmeti tha me këtë rast se sistemi pensionar po arrin që me sukses t’i menaxhojë mjetet e kursyesve të qytetarëve dhe njëkohësisht përpos që po arrin t’i ruajë mjetet po arrinë që t’i rrisë vlerën nëpërmjet kritikave të mira të menaxhimit. /INFOKUSI/
Të tjera
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...