Lajme

BQK godet fajdexhinjte, mbyll dy institucione që jepnin kredi me interes deri 55 për qind

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 06 December 2019

Banka Qendrore përmes një konference të jashtëzakonshme për media ka njoftuar se ka mbyllur Monegon dhe Iute  Credit Kosova.

Iute Credit dhe Monego janë institucione mikrofinanciare të cilat sipas BQK-së kanë dhënë kredi me interes 55%.

Fehmi Mehmeti, guvernator i BQK-së ka thënë se devijimi më i rëndësishëm për të cilën edhe është marrë ky vendim është norma e interesit me të cilën është marrë kredia.

-Advertisement-

“Banka Qendrore duke u bazuar në kompetencat e saj ka vendosur që të revokojë regjistrimin dhe të nisë procedurat e likuidimit për institucionet mikrofinanciare Iute Credit dhe Monego…Devijimi më i rëndësishëm nga planet e tyre të biznesit ka të bëjë me normën e interesit që kanë marrë kredi.. Ne nuk do të lejojmë asnjë aktivitet që cenon sigurinë tonë kombëtare” tha ai.

Ndërsa zevendës guvernatoti i BQK-së, Lulzim Ismajli dha detaje se si ka ndodhur e gjithë kjo.

“Këto dy institucione mikrofinanciare nuk e kanë implementu rregulloren e BQK-së. Monego bazuar në planin e pagesave dhe shpalosjen e normave të interesit nuk është në pajtim me ligjet e Bankës Qendrore. Norma e interesit llogaritet sipas formulës matematikore ndërsa këto dy institucione e kanë marrë për bazë normën efektive në bazë të 365 ditëve të vitit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera