Ekonomi

BQK: 1.68 miliard euro të hyra buxhetore gjatë 2017-ës

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 25 April 2018

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se të hyrat buxhetore në vitin 2017 arritën vlerën prej 1.68 miliardë euro apo 5.3 përqind më shumë krahasuar me vitin paraprak.

Rritja e arkëtimit të të hyrave buxhetore erdhi si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik por edhe reformave të ndërmarra nga agjencitë e të hyrave që kanë për synim ngushtimin e hendekut tatimor. Sa i përket llojit të tatimeve, vërehet rritje më e lartë e të hyrave tatimore indirekte të cilat janë të ndërlidhura me lëvizjen e importit i cili ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2017.

“Të hyrat indirektet arritën vlerën prej 1.3 miliardë euro (7.2 përqind rritje). Me rritje u karakterizuan edhe të hyrat tatimore direkte të cilat arkëtohen nga tatimi në të ardhura dhe pasuri. Këto të hyra shënuan rritje prej 2.5 përqind dhe arritën vlerën prej 238.0 milionë euro. Të hyrat jo-tatimore, që kryesisht janë të hyra nga organizatat buxhetore, shënuan rritje prej 6.0 përqind dhe arritën vlerën 185.8 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

-Advertisement-

Shpenzimet qeveritare për mallra dhe shërbime (përfshihen edhe komunalitë) shënuan rritje për 11.4 përqind dhe arritën vlerën prej 226.0 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera