Botoksi i këmbëve, çfarë është trendi i ri që po “çmend” vajzat e Instagramit
Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 19 June 2024
Gjithnjë e më shumë gratë dhe vajzat po kërkojnë injektime botoksi në pulpat e këmbëve. Ky trend i ri quhet “calf tox”.
Bëhet fjalë për injektimin e botoksit në këmbë për t’i bërë ato më të holla. Vetë procedura nuk është e re, për të është folur dhjetë vjet më parë, por TikTok-u kontribuoi në ringjalljen e trendit. Ekspertët thonë se problemi është se aftësia e muskujve me botox për të pompuar gjakun nga këmbët në zemër mund të dëmtohet. Kjo nënkupton jo vetëm probleme për t’u marrë me sport, por edhe një rrezik serioz për shëndetin.Dhimbja, ënjtja, hematomat dhe reaksionet alergjike janë vetëm disa nga efektet anësore të mundshme. “Duke injektuar Botox në këmbë, ju do të relaksoni përkohësisht muskujt e tyre duke bllokuar mbaresat nervore. Kjo mund të ndikojë në aktivitetet e përditshme, pra mënyrën se si ecni, vraponi ose kërceni”, tha kirurgu plastik Andrew Peredo për New York Post, duke shtuar se efektet afatgjata janë ende të panjohura.
“Kur ndryshoni anatominë e shputave dhe këmbëve, mund të shkaktoni një reaksion zinxhiror. Për shembull, kur godet një objekt me gishtin e këmbës, mund të shkaktojë dhimbje në gjunjë, ijë apo shpinë”, shpjegoi eksperti dhe theksoi se beson se përdorimi i botox-it në këtë mënyrë nuk duhet të shkaktojë dëmtime të përhershme, pasi muskuli do kthehet në normalitet kur botoksi zhduket.Ndërkaq, a mund të bësh Botox gjatë shtatzënisë? Tia Jackson-Bey, një endokrinologe riprodhuese e certifikuar, specialiste e infertilitetit dhe gjinekologe, thotë se botox së bashku me lyerjen e flokëve dhe heqjen e qimeve me lazer është një pyetje që shpesh bëhet nga pacientët e saj. Injeksioni nuk rekomandohet nga ekspertët. “Sipas FDA, Botox është një ilaç i kategorisë C gjatë shtatzënisë”, thotë dermatologia e certifikuar nga bordi Kim Nichols, MD, FAAD, e cila shpjegon se kjo do të thotë se nuk ka një numër të mjaftueshëm të studimeve për të treguar sigurinë e tij gjatë shtatzënisë./Living/
Të tjera
-
“Urime ditëlindjen, plak”, Haradinaj i shkon te varri babait
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar varrin e babait të tij, në d...
-
Arrestohet një polic në Pejë, i dyshuar për ngacmim seksual
Një polic është arrestuar të enjten në Pejë, i njëjti dyshohet për ngacmim se...
-
KQZ bëhet anëtar i Komitetit të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit E...
-
Vlerësohet pozitivisht performanca ekonomike e Kosovës
Në vijim të takimeve me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, Ministri i F...
-
Raporti i Guterres: Atmosfera në veri të Kosovës ende e tensionuar, ka mundësi përshkallëzimi
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i cili së f...
-
Hoti: Qeveria Kurti braktisi dialogun për njohje, Marrëveshja e Ohrit ka stopuar rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës
Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se mungesa e rezultateve në dialogun...
-
Hoti: Takimi në Bruksel, me epilog zero
Ish-kryeministri, tash deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se taki...
-
Kurti: Austria dhe Kosova kanë ndërtuar partneritet të fortë gjatë dekadave
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar ng...
-
Sulm me armë nga një i mitur në stacionin e policisë në Bosnje, një oficer i vrarë dhe një tjetër i plagosur
Një adoleshent ka goditur për vdekje një oficer policie dhe ka plagosur një t...
-
Fotografi e rrallë e nënës së Rugovës – votimi nga banesa në zgjedhjet e vitit 1992
Bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Adnan Merov...
-
Zgjedhjet në SHBA/ Legjenda e ‘rock-ut’ mbështet Harris dhe sulmon ish-presidentin: Trump po kandidon për të qenë një tiran amerikan!
Legjenda e rock-ut, Bruce Springsteen, doli në skenën në Atlanta, Gjeorgji, p...
-
Bajrami: Vëzhgimi i gazetarëve përmes AKI-së, pika më e ulët e kësaj qeverie
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se...