Sport

Botërori i Katarit hyn në histori si eventi më i njëllosur i FIFA-s

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 19 June 2019

Botërori i Katarit që do të zhvillohet në vitin 2022 është i destinuar të hyjë në histori si turneu më i njollosur i FIFA-s, ende pa u shkelmuar topi i parë. Ndalimi i ish presidentit të UEFA-s Mishel Platini’ në hetimet për korrupsionin që çoi organizimin në mënyrë kontroverse në këtë vend, rithekson edhe njëherë ekuilibrat e brishtë politikë, dhe ekonomikë që luajnë fijet e sportit më popullor të planetit.

Është ende herët për të dhënë një gjykim por Katari ka ngjallur polemika që në vendosjen e kandidaturës. Një shtet që ka një popullsi prej 2 milionë banorësh, nga të cilët 80% emigrantë, me një traditë mediokër në futboll dhe me një klimë thuajse të pamundur për të luajtur futboll, në kohën kur fitoi organizimin, nuk kishte as stadiumet.

Impiantet nisën të marrin formë nën një skllavëri moderne. Mijëra emigrantë nga Nepali, Filipinet apo India jetuan dhe vazhdojnë ta bëjnë në kushte mesjerate për të ndërtuar stadiumet. Por këto probleme ishin vetëm sipërfaqësore krahasuar me milionat e derdhur për lobimin dhe fitoren e kandidaturës, për të blerë mbështetje në nivele më të larta.

-Advertisement-

Në panoramën e futbollit, nuk përjashtohet roli i Katarit që ka në lojën ndërkombëtare të shahut, pasi ka bazën më të madhe amerikane ushtarake jashtë kufijve. Influenca nga Uashingtoni është e dukshme, dhe shumëkush guxon të akuzojë edhe se Kupa e Azisë këtë vit, nuk shkoi më kot në Katar. Në pritje të zhvillimeve të bujshme për botërorin e 2022 që do të luhet në dimër, FIFA duhet të rimendojë ekuilibrat e brishtë të shpërndarjes së turneut, sidomos përballë një presioni të jashtëzakonshëm nga Kina, një vend me demokraci minimale që kërkon turneun e vitit 2030.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera