Lajme

Bota humbi afro 3 milionë njerëz nga Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 10 April 2021

Sipas një llogaritje të përpiluara nga AFP, të paktën 2.917.316 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën, prej se u shfaq virusi për herë të parë në dhjetor të vitit 2019.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur me 561.074 vdekje, ndjekur nga Brazili me 348.718, Meksika me 207.020, India me 168.436 dhe Britania me 127.040.

Në Kosovë ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë, kanë vdekur 1.976 njerëz nga koronavirusi, kurse në Shqipëri 2.304.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera