Bota e futbollit i përkulet Messit
Autori: Gazeta inFokus
14:27 | 17 June 2026
Lionel Messi ka dhuruar një tjetër paraqitje madhështore, duke bërë që e gjithë bota e futbollit t’i përkulet sërish talentit të tij të jashtëzakonshëm.
Ylli argjentinas ishte protagonist absolut në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë, duke realizuar tre gola në minutat 17, 60 dhe 76. Kampionia e botës e nisi fuqishëm Botërorin që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, ndërsa kapiteni i saj tregoi edhe një herë se vazhdon të jetë vendimtar.
Paraqitja e Messit shkaktoi reagime të shumta në gjithë botën e futbollit, nga trajnerë, rivalë, ish-lojtarë dhe tifozë.
I pari që foli me admirim ishte trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni.
“Nuk kam fjalë, është e pabesueshme. Çfarë mund të them për Leon? Messi do të jetë më i miri në histori përgjithmonë. Do të jetë shumë e vështirë që dikush ta arrijë”, deklaroi Scaloni.
Një tjetër yll që reagoi shpejt ishte Erling Haaland, i cili vetë pati një ditë të shkëlqyer me dy gola në fitoren e Norvegjisë ndaj Irakut 4-1. Sulmuesi norvegjez iu bashkua valës së admirimit për Messin pas “hat-trick”-ut të argjentinasit.
Ndërkohë, euforia për Messin nuk u ndal vetëm në Argjentinë. Në Bangladesh, rreth 17 mijë kilometra larg, mijëra studentë dhe tifozë pushtuan ambientet e Daffodil International University për të festuar fitoren e Argjentinës dhe paraqitjen historike të kapitenit të saj.
Edhe trajneri i Algjerisë, Vladimir Petkovic, nuk i kurseu fjalët e mëdha për Messin pas ndeshjes.
“Klasi është i përhershëm. Nuk po flasim për një futbollist të zakonshëm, por për një lojtar që ka fituar Topin e Artë shtatë apo tetë herë në karrierë”, u shpreh Petkovic.
Me këtë paraqitje, Messi konfirmoi edhe një herë pse konsiderohet nga shumëkush si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Edhe në moshën 38-vjeçare, ai vazhdon të shkruajë histori dhe të mahnitë botën.

T� tjera
-
Dy ditë nga vra*sja e Arlinda Zekajt, Albert Sylaj ende në arrati
Kanë kaluar 48 orë nga vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, por Al...
-
Qeveria nesër mban mbledhje, nuk dihet rendi i ditës
Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje të mërkurën. Sipas njof...
-
Zemaj i thotë Qeverisë: Protestat do t’ju detyrojnë të jepni dorëheqje
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Al...
-
Ymeri: Harxhohen para për xhipa e darka, e grave të dhunuara ju thuhet shko te burri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur sërish d...
-
“Arlinda nuk iu drejtua qeverisë”: Gërvallës i shpërndahet numri i telefonit pas deklaratës skandaloze
Numri i telefonit që pretendohet se është personal i ministres së Drejtësisë,...
-
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosova është e gatshme të dërgojë trupa në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombë...
-
Ish-i dashuri i Ilaria Sulës dënohet me burgim të përjetshëm, mesazhi i prindërve të 22-vjeçares shqiptare
Gjykata e Shkallës së Parë, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Romë, ka dë...
-
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Një grua ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit, në Mal të Zi, pasi ...
-
“Do ta vazhdoni faqebardhë”, Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar presidenten Justina Shi...
-
Bastiset shtepia e një të dyshuari, konfiskohen narkọtikë, ạrmë dhe municiọn
Policia e Kosoves, konkretisht hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafi...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë: Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë
Në Tiranë po mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre...
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike mund të lëviz për 0.2 %, “çmimet e larta të ushqimit rrezik i rëndësishëm”
Grupi i Bankës Botërore, ka publikuar raportin e Rregullt Ekonomik për Ballka...





























