Lajme

Boshatiset kampi i Prizrenit, të strehuarit pas tërmetit u rikthyen në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 11 December 2019

Kampi i Prizrenit ku ishin strehuarit personat që iu larguan tërmetit në Shqipëri, është boshatisur.

Kryeministri në detyrë I Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se drejt Shqipërisë janë kthyer edhe personat e fundit që ishin në këtë park dhe ata që ndodheshin në shkollën “Gjon Buzuku” të së njëjtës komunë.

“Në këtë mënyrë, u mbyll edhe kjo etapë e akomodimit dhe strehimit në objektet publike”, ka thënë Haradinaj. Ai shtoi se merr çdo ditë raporte nga institucionet për rikthimin e personave të cilët qëndruan në shtëpi private apo dhe objekte hoteliere në Kosovë.

-Advertisement-

Haradinaj falënderoi të gjithë qytetarët për kontributin dhe angazhimin që patën në ndihmë bashkëkombësve nga Shqipëria pas tërmetit me pasoja tragjike. Një falenderim, kryeministri në largim e pati edhe për institucionet e Shqipërisë për bashkëpunimin e tyre, për vullnetarët e shumtë apo organizatat joqeveritare. Ai tha se do të vazhdojnë të jenë të gatshëm për çdo nevojë të mëtejshme që mund të ketë qeveria shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera