Bosch: S’mund ta thoja si ambasador, por nga fillimi isha kundër Gjykatës Speciale
Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 10 September 2022
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka deklaruar se gjithnjë ka qenë kundër krijimit të Gjykatës Speciale dhe se është e çuditshme se si po vazhdohet me këtë gjykatë shumë të shtrenjtë kur arsyeja kryesore e trafikimit të organeve nuk ekziston.
Bosch thekson se kjo gjykatë duhet të jetë një shembull dhe të mos mbahen në paraburgim njerëzit për një kohë kaq të gjatë pa asnjë aktakuzë.
Ai flet edhe për iniciativën kundër kësaj gjykate të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në Këshillit të Evropës, por druan se do të dështojë.
Gjykata Speciale është krijuar bazuar në raportin e Dick Marty dhe pretendimet për trafikim të organeve. Mirëpo, në aktakuzë kundër krerëve të UÇK-së, këto akuza fare nuk ekzistojnë. Si e vlerësoni këtë?
Robert Bosch: Gjykata Speciale, edhe pse nuk mund ta thosha atëherë, meqë përfaqësoja qeverinë holandeze, kam qenë gjithnjë kundër saj. Natyrisht, kjo Gjykatë Speciale është krijuar bazuar në trafikimin e organeve, gjë që në këtë rast do të ishte e tmerrshme, sikur ky të ishte rasti, porse raporti i Williamsonit thotë se ky nuk ishte rasti. Prandaj është e çuditshme se si u vazhdua me këtë gjykatë, meqë evropianët po paguajnë para të majme për këtë. Dhe, ndoshta krimet edhe kanë ndodhur, porse krimet ndodhin gjithandej nëpër botë ku ka konflikte, megjithatë për to nuk ka Gjykata Speciale për secilin vend. Më e keqja çka kemi parë ka qenë ISIS. A ka ndonjë Gjykatë Speciale për ISIS? Krimet që janë kryer aty kanë qenë krimet më të tmerrshme që unë mund t’i imagjinoj. Prandaj, unë nuk e di pse kjo gjykatë-kjo gjykatë shumë e shtrenjtë, është akoma e nevojshme kur arsyeja kryesore e trafikimit të organeve nuk ekziston.
Si është vlerësimi i bashkësisë ndërkombëtare për mbarëvajtjen e kësaj gjykate?
Robert Bosch: Nuk e di meqë tash kur jam i pensionuar nuk jam aq i përfshirë dhe nuk mund të them dhe aq, porse jam në dijeni për iniciativën e Ramës për t’i prezantuar edhe një herë këto çështje para Këshillit të Evropës. Besoj se kjo është një iniciativë e mirë, por druaj në mos po dështon, meqë vështirë Këshilli i Evropës thotë se ka qenë gabim. Ndoshta do të ishte më mirë nëse do të prezantohet një rezolutë e re në vend të kritikës për raportin e vjetër.
Çfarë mund të bëjnë institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë për të krijuar mekanizma mbikëqyrës për këtë gjykatë?
Robert Bosch: Nuk e di a është e koordinuar, porse së paku po ndodh: Shqipëria dhe Kosova po bashkëpunojnë në mënyrë aktive për të bërë diçka për këtë gjykatë. Shpresoj se ka një koordinim për këtë çështje, nuk e di. Por meqë e dimë se raportet ndërmjet dy liderëve të dy vendeve nuk janë njëqind për qind të mira… e kjo është një mëkat. Mendoj se maksimum janë dy vjet sa dikush mund të mbahet në paraburgim dhe kur nuk ka aktakuza akoma, atëherë duhet ndalur. Posaçërisht kur kemi të bëjmë me një organ ndërkombëtar si ky, atëherë ky duhet të jetë shembull se sa ndershëm bëhen këto gjykata. Kjo gjykatë duhet të jetë një shembull i tillë dhe të mos mbahen në paraburgim njerëzit për një kohë kaq të gjatë dhe akoma s’kemi asnjë aktakuzë./KP
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...