Lajme

Borxhliu i mbeturinave në krye të ministrisë së Mjedisit

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 02 August 2018

Fatmir Matoshi u emërua në krye të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Por ushtruesi i detyrës së ministrit, po përballet me Gjykatën për mospagesë të bërllokut.

Gazeta inFoksi kohë më parë kishte raportuar se  radio private “Premiera”, pronë e Matoshit, sipas kompanisë së  pastrimit Eko-Higjiena në Kamenicë nuk i ka paguar shpenzimet e mbeturinave nga viti 2010 andaj i është grumbulluar borxhi prej 1,119. 87 euro.

-Advertisement-

Lexo edhe: Zëvendësministri që po ballafaqohet me gjykatë për fatura të bërllokut

Matoshi atë kohë sikurse edhe sot ka mohuar ti ketë borxh kësaj kompanie. Madje ai po pretendon se biznesi i tij është pasiv që nga viti 2010. Por ndryshe del në Agjencionin e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), ku ende figuron se është aktiv.

I kontaktuar nga gazeta inFokus, Matoshi ka thënë se ka dokumente se biznesi është pasiv ndërsa për ARBK-në është problem i tyre pse e mbajnë ende në ueb-faqe

“ Radio Premiera nuk është në funksion që nga vitit 2010. Biznesi është pasiv dhe për këtë unë kam letra ndërsa ARBK munden me e mbajt në ueb-faqen nuk është problem”, ka thënë Matoshi.

Edhe në shkurt të këtij viti kur gazeta inFokus kishte kontaktuar Matoshin ai kishe thënë se nuk do të paguaj diçka, për të cilën nuk e ka bërë.

“Biznesi im ka qenë pasiv që nga viti 2010, mirëpo përveç kësaj, një kompani si “Eko-Higjiena”, operon në Kamenicë prej vitit 2014, dhe deri në ditët e sotme, ata vijnë çdo javë i marrin mbeturinat në shtëpinë time dhe unë i paguaj atyre faturën për çdo muaj. Duhet të dihet që unë nuk paguaj diçka, për të cilën ata nuk e kamë bërë”,  ishte shprehur Matoshi.

Gazeta inFokus ka kontaktuar edhe me kompaninë e pastrimit “Eko-Higjiena”, të cilët nuk kanë dashur të flasin veçmas për rastin e zëvendësministrit sa i përket borxhit që ata pretendojnë se nuk e ka paguar.

Por, kanë pranuar se rasti është në gjykatë dhe se kanë mbi 5000 raste të tilla të cilët nuk kanë paguar detyrimet ndaj kësaj kompanie.

“Nuk duam të komentojmë veçmas për rastin e Matoshin, rasti është në gjykatë dhe ne tashmë kemi mbi 5000 lënë të tilla, për persona të cilët nuk i kanë paguar detyrimet ndaj kompanisë”, kanë thënë zyrtarë të kompanisë “Eko-Higjiena”./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera