Ekonomi

Borxhi publik, arriti në 852.7 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 04 July 2017

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se Borxhi publik, ka arritur në 852.7 milionë euro që është për 13.9 për qind më i lartë.

“Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në rreth 14.5 për qind nga 13.0 për qind sa ishte në vitin paraprak”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së, raporton RTKlive. Kjo rritje e borxhit publik i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të brendshëm prej 26.8 për qind (i cili ka arritur në 479.0 milionë euro), ndërkohë që borxhi i jashtëm publik ka shënuar një ngritje të lehtë prej 0.7 për qind duke arritur në 373.8 milionë euro. Pjesëmarrja e borxhit të jashtëm publik në gjithsej borxhin e brendshëm është zvogëluar në 43.8 për qind nga 59.6 për qind sa ishte në vitin 2015”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera