Borxhet e bizneseve ndaj ATK-së gjatë pandemisë mbërrijnë në 53 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 20 September 2020
Gjatë periudhës janar-gusht, Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur të realizojë mbi 302 milionë euro të hyra, ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj.
Por si shumë institucione të tjera edhe ATK-ja gjatë kohës së pandemisë ka hasur në vështirësi, gjë që i ka pamundësuar edhe implimentimin e objektivave.
“Administrata Tatimore e Kosovës, në periudhën janar-gusht 2020 ka arritur të realizojë 302.3 milionë euro, të hyra tatimore si dhe pjesa prej 120.5 milionë euro kontribute pensionale. Realisht gjatë kësaj periudhe ATK-ja ka pasur edhe vështirësitë e veta në implimentim të objektivave të tyre dhe në realizim të qëllimit primar që ka realizimin e të hyrës tatimore për buxhetin e shtetit, por edhe të të hyrave të tjera të cilat janë në drejtim të luftimit të informalitetit”.
Ai thotë se ATK-ja, prej janarit e deri me 18 mars ka pasur performancë të shkëlqyer duke arritur të tejkalojë edhe planin e paraparë në fillim të vitit për 3.62%.
“Në periudhën janar-gusht 2020 ne duhet ta ndajmë në dy etapa, në periudhën para pandemisë prej janarit deri me 18 mars, ku gjatë kësaj periudhe ATK ka pasur një performancë të shkëlqyer duke arritur ti tejkalojë planin e paraparë në fillim të vitit për 3.62% si dhe të tejkalon të hyrat e realizuara të periudhës janar-18 mars 2019 për 11.2%”.
“Pas 18 marsit si rezultat i ndikimit të pandemisë atëherë kemi pasur një trend të rënies të të hyrave tatimore si rezultat i pandemisë edhe por edhe të dy vendimeve të ministrisë së Financave për zgjatje të afatit për deklarimin e pagesë së tatimeve gjë që kjo ka bërë që periudha mars-prill të kemi një rënie të theksuar të hyrave tatimore, dhe me një rikthim në periudhën maj-qershor në realizim të tejkalimit të hyrës maj dhe qershor, prapë periudha korrik-gusht një rënie më të lehtë të hyrave tatimore gjatë kësaj periudhe”.
“Pritjet tona kanë qenë që në qershor të kemi një rikthim të hyrave tatimore për buxhetin e shtetit bazuar gjithnjë në parashikimet e ekspertëve. Por fatkeqësisht edhe si rezultat i mosardhjes së bashkatdhetarëve tanë dhe prurjes së temitencave nga ana e tyre ka bërë që të zbehet ekonomie e vendit, pastaj faktor tjetër është pamundësia qe shteti i Kosovës të mund t’i përkrahë bizneset në kuptim nxitjes së konsumit duke ndihmuar ekonominë në këtë rast”, ka thënë Murtezaj për EO.
Por pandemia ka ndikuar që në Administratën Tatimore të rritet edhe stoku i borxheve. Murtezaj thekson se kanë pasur rritje të stokut të borxheve prej 53 milionë euro.
E duke marr parasysh edhe humbjet e mëdha që kanë pasur bizneset në këtë kohë, Administrata Tatimore e Kosovës u ka ofruar bizneseve lehtësira në pagesën e borxheve.
ATK-ja u ka mundësuar bizneseve që t’i programojnë borxhet e tyre me këste për pagesë, raporton EO.
“Realisht periudha prej fillimit të pandemisë, ka bërë që te ne të rritet stoku i borxheve. Kemi pasur një rritje të stokut të borxheve prej 53 milionë euro në periudhën pas fillimit të pandemisë në raport me fillimin e vitit, duke i dhënë mundësi bizneseve që t’i programojnë borxhet e tyre me këste për pagesë, një që edhe bizneset e kanë mirëpritu këtë drejtim si dhe jemi avancim në këtë drejtim dhe këtë e dëshmon raporti janar-qershor gjë që tregon se gjatë kësaj periudhe kemi dyfishim vlerës së tatimit që janë programuar, borxhet të cilat janë programuar mbi 100% më tepër se në periudhën e njëjtë të vitit 2019”.
“Ne si institucion brenda mundësive dhe kapaciteteve ligjore kemi bërë veprimet tona duke i ofruar mundësi bizneseve por edhe në aspektin e rimbursimit të mjeteve kemi avancuar me ngritje e sistemit brenda ATK, që t’i identifikojmë të gjitha rastet që për neve si ATK nuk paraqesin rrezik”.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 prill
Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikë...
-
Vetëm gjatë shkurtit 151 çifte i dhanë fund martesës së tyre
Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 151 çifte i kanë dhënë fund martesës...
-
Kaplohet nga zjąrri kuzhina e një lokali në Gjakovë
Një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë është përfshirë sonte nga ...
-
1 mijë e 929 fëmijë linden në shkurt, ja sa femra e sa meshkuj
Gjatë muajit shkurt të këtij viti, kanë lindur 1 mijë e 929 fëmijë brenda dh...
-
Deliu kritikon Haxhiun: Kosova në ditë zie për gratë e vrąra, ministrja në fushatë zgjedhore të Maqedonisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar minist...
-
Kamberi thotë se rreth 14 të rinj nga Bunajovci janë ndaluar sot nga autoritetet serbe
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14...
-
“Putini po e pret Trumpin”: Bolton shpreh frikë për të ardhmen e Ukrainës dhe NATO-s
Ukraina përballet “me rrezik” nëse Shtetet e Bashkuara nuk miratojnë me shpej...
-
Vdękja e dyshimtë e ukrainases: Ky është personi i arrestuar, zbulohet dyshimi që rëndon mbi të
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
Musliu-Shoshi: Mashtrues e hipokrit shpallin “Ditë Zie”, e shkojnë në fushatë në Maqedoninë e Veriut !
Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi i ka quajtur hipokrit e m...
-
“Strella u bë më agresiv ndaj meje dhe Butës pasi nisi të rrinte me Feron”, dëshmia e plotë e vëllaut të Butës, Qëndrim Januzit, për vrąsjen me gjashtë pĺumba të 30 vjeçarit në Ferizaj
Gjykimi për vrasjen e Gazmend Hysenit është në fazën përfundimtare. Në seancë...
-
Arrestohet një person për rastin trągjik të vdękjes së 23-vjeçares në autostradën në Ferizaj
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
MPB njofton se 5 zyrtarë policorë përfshirë Jankoviqin vazhdojnë të mbahen nga Serbia, bën thirrje te ndërkombëtarët të dënojë këtë veprim
Ministria e Punëve të Brendshme ka dënuar ashpër aktin e paprecedentë të Serb...