Borrelli e falënderon Ramën për angazhimin në dialog: I lumtur të punoj me ju për këtë çështje

Autori: Gazeta inFokus
13:43 | 27 June 2023
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bruksel, e falënderoi atë për angazhimin dhe përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi, derisa shtoi se është i lumtur të vazhdojë të punojë me Ramën në këtë aspekt.
“Edi Rama faleminderit që jeni këtu dhe faleminderit që ndatë me ne angazhimin dhe mbështetjen në dialogun me Serbinë.. Jam shumë i lumtur që po punoj me ju në këtë rrugë”, u shpreh Borrelli.
Borrell, tha se e ka bërë tashmë të qartë edhe mbrëmë në Luksemburg se pala kosovare dhe ajo serbe duhet të gjejnë një mënyrë të shpejtë për të evituar përshkallëzimin e situatës, si dhe të miratojnë udhërrëfyesin që u ishte vënë në tryezë Kurtit e Vuçiqit javën e kaluar.
“Të falënderoj për përpjekjet dhe mbështetjen që u munduat të krijonit një zgjidhje. Unë e bëra të qartë mbrëmë në Luksemburg qëndrimin se palët duhet të gjejnë një mënyrë që të evitojnë përkallëzimin e situatës dhe të miratojnë udhërrëfyesin që është vënë në tryezë javën e kaluar në Bruksel. Jemi të sigurt që kjo kërkon të marrim masa në mënyrë të shpejt, urgjente dhe shtetet anëtare janë dakord me këtë urgjencë dhe e kanë humbur durimin krahas kësaj situate që po vazhdon të përkeqësohet”, ka shtuar ai.

Të tjera
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...