Borrell u thotë vendeve të BE’së të jenë gati për të çuar më shumë policë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 12 December 2022
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjatë një konference për media ka përmendur sulmet e grupeve serbe në Veriun e Kosovës.
Të dielën, Borrell përmendi vetëm sulmin ndaj EULEX’iut por kësaj radhe ka thënë se ka pasur sulm edhe ndaj Policisë së Kosovës.
“Ka pasur një sulm ndaj misionit tonë, EULEX-it dhe ndaj Policisë së Kosovës”, ka thënë Borrell, teksa ka treguar se do ta forcojnë EULEX’in në Kosovë, duke përmendur shtimin e forcave të misionit evropian në Kosovë.
Ai ka thënë se që nga muaji gusht ka një mori të konfrontimeve dhe provokimeve që kanë përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit.
Ka deklaruar se serbët duhet të largojnë barrikadat e vendosura nëpër rrugët e Veriut të Kosovës.
“Barrikadat që bllokojnë rrugët, njerëz të armatosur nëpër rrugë, nuk është diçka që jemi të gatshëm ta pranojmë, nuk pranojmë këtë nga partnerët tanë, që po aspirojnë një të ardhme evropiane”, ka thënë Borrell pas takimit me ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE’së në Bruksel
Thotë se një situatë e tillë e tensionuar duhet të përfundojë, menjëherë.
Kryediplomati i BE-së ka kërkuar nga dy palët, Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në tryezën e dialogut.
Po ashtu Borrell paralajmëroi se mund të shtohen forcat e EULEX’it.
“Këshilli qartë ka bërë thirrje për qetësi dhe frenim nga veprimet e dhunshme e provokative. I kam kërkuar shteteve anëtare që të jenë të gatshme të dërgojnë më tepër njësite në misionin tonë të EULEX-it”, ka deklaruar ai.
Situata në Veriun e Kosovës është e tensionuar tash e dita ditë, ndërkohë ka pasur edhe të shtëna në drejtim të Policisë së Kosovës nga bandat kriminale serbe.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...