Lajme

Borrell-Stoltenberg: BE dhe NATO forcojnë bashkëpunimin e jashtëzakonshëm

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 09 December 2019

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg konfirmuan sot vazhdimin e partneritetit dhe bashkëpunimit të Aleancës dhe BE-së për çështje me interes të përbashkët dhe siguri.

“NATO është Aleanca më e fortë ushtarake në botë dhe do të mbetet pronari i përbashkët dhe baza e mbrojtjes evropiane,” tha Josep Borrell.

Në takimin e tij të parë si kreu i diplomacisë së BE-së, Borrell theksoi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s u pajtuan të vazhdojnë me forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

-Advertisement-

“Ndërtimi i një mbrojtjeje të përbashkët evropiane nuk është një alternativë, por një kontribut në marrëdhëniet NATO-BE,” tha Borrell.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se do të vazhdojë të ndjekë një politikë të “plotësimit dhe jo konkurrencës” me NATO-n dhe BE-në.

“Sfidat e sigurisë me të cilat përballemi janë shumë komplekse për çdo komb individualisht. As NATO dhe as BE nuk kanë të gjitha instrumentet e nevojshëm për sigurinë e popujve tanë. Vetëm duke punuar së bashku, ne mund të arrijmë shumë,” tha Stoltenberg.

Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s në samitin e Londrës vlerësuan se Aleanca dhe BE kanë bashkëpunim të jashtëzakonshëm veçanërisht në fushën e krizave migratore dhe refugjatëve, duke përmirësuar vullnetin e lëvizshmërisë dhe luftimin e kërcënimeve kibernetike dhe hibride.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera