Lajme

Borrell pas Samitit të Berlinit: Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja po intensifikohet

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 03 November 2022

Përfaqësuesi i Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka vlerësuar se Procesi i Berlinit është një demonstrim i qartë i angazhimit dhe partneritetit tonë të fortë me Ballkanin Perëndimor, si anëtarë të ardhshëm të BE-së.

Sipas tij, tri marrëveshjet e nënshkruara sot janë kyçe për qëndrueshmërinë ekonomike, njofton Klan Kosova.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të qëndrueshme – nuk duhet të ketë hapësirë për të ndërhyrë në rajon. Është momenti për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”, ka shkruar Borrell në llogarinë e tij në Twitter.

-Advertisement-

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja po intensifikohet. Shpresoj për progres edhe këtë vit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera