Borrell para takimit me Kurtin e Vuçiç: Kemi nevojë për uljen e tensioneve

Autori: Gazeta inFokus
07:05 | 21 November 2022
Shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell është deklaruar para takimeve të nesërme në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
“Unë do të thërras nesër një takim urgjent të Dialogut Beograd-Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Ne kemi nevojë për de-eksalimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Takimet e nesërme mbahen një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e ngasësve të automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.
Sot më herët Bashkimi Evropian ka njoftuar se të hënën do të mbahet takim i nivelit të lartë të dialogut Kosovë – Serbi.
BE-ja ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.
Borrell do të pret Kurtin e Vuçiçin me fillim nga ora 8 e mëngjesit në takime ndaras, ndërsa më pas do të ketë edhe takim trepalësh.
“Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në targat dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës. Do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fund të takimit”, thuhet në njoftim.
Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se nga 22 nëntori do të nisin shqiptimin e gjobave prej 150 euro për shoferët në veri që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme.
Serbët në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjoba, ashtu siç kanë kundërshtuar gjithë vendimin e Qeverisë për targa.

Të tjera
-
Vikendi do të jetë me vranësira, diell e riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mb...
-
“Një moment historik për Ballkanin Perëndimor”, Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar mbajtj...
-
LDK në Junik nominon Ruzhdi Shehun edhe për një mandat si kryetar komune
Ruzhdi Shehu do të garojë sërish për postin e Kryetarit të Komunës së Junikut...
-
Deputeti i PDK-së: Kosova që tri vjet pa rezerva shtetërore – njëherë u blenë e nuk erdhën kurrë
Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së ka thënë se shteti i Kosovës ka ...
-
Presidentja Osmani takon kryeministrin belg në Tiranë: Belgjika mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim...
-
Rama dhe Macron përurojnë shkollën prestigjioze franceze te Piramida
“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në...
-
Shpjegimi epik me një barcoletë i Burim Ejupit për 100 mijë punëtorë më pak në TRUST për 3 muaj: Krejt varet qysh…
Gazeta Infokus të mërkurën ka raportuar në lidhje me një rënie drastike në Tr...
-
BE e shqetësuar për operacionet e fundit në veri të Kosovës: Rrezik për përshkallëzim
Bashkimi Evropian ka reaguar me shqetësim lidhur me veprimet e fundit të ...
-
Aksionet në veri, BE reagon e ‘‘shqetësuar’’ – Thirrje Kurtit t’i shmang veprimet e njëanshme: Themeloni Asociacionin
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar lidhur me aksionet e fundit që ...
-
Ambasadorët e QUINT kërkojnë të mbrohet liria e medias
Përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it – Francës, Gjermanisë, Mbret...
-
Rohde për Haxhiun: Lojtari që dështon, duhet të ndërrohet
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, dha kontribut të madh të premten që ekipi i ...
-
“Dështimin e keqmenaxhimin po e paguajnë qytetarët”, Burim Ejupi tregon saktësisht pse u rrit çmimi i rrymës
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi...