Lajme

Borrell: Marrëveshja për targat Kosovë-Serbi ishte ‘dakordim i përbashkët’

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 24 November 2022

Marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte ‘dakordim i përbashkët’ pasi ata synojnë t`i japin fund një mosmarrëveshjeje gati dy vjeçare mbi targat e makinave në veri të Kosovës, për të cilat perëndimi kishte paralajmëruar se mund të shkaktonte dhunë etnike.

Shefi për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në një konferencë shtypi të mbajtur pas Forumit të Bashkimit për Mesdheun në qytetin spanjoll të Barcelonës, deklaroi se marrëveshja dukej të ishte “propozim i arsyeshëm”.

Më herët në mëngjes Borrell njoftoi për marrëveshjen në një video që postoi në Twitter pasi ajo  u arrit në Bruksel nën ndërmjetësimin e BE-së.

Kosova kishte  planifikuar që nga e enjtja (24 nëntor) të fillonte shqiptimin e gjobave për rreth 10 mijë shoferë serbë që vazhdojnë të përdorin targat e makinave të lëshuara nga Serbia.

Të hënën (21 nëntor), kishte një përpjekje e cila dështoi, kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, nuk arritën marrëveshje dhe Kosova u detyrua të shtyjë për 48 orë, fillimin e shqiptimit të gjobave ndaj shoferëve, pas një kërkese nga SHBA-ja.

Borrell tha se do të ftojë të dyja palët në ditët në vijim për të diskutuar një propozim të BE-së, të mbështetur edhe nga Franca dhe Gjermania, që do t’i lejojë armiqtë të normalizojnë marrëdhëniet, shkruan Ruters.

Kosova ka tentuar këtë vit t’i kërkojë minoritetit të saj serb që t’i ndryshojë targat e veturave të vjetra që datonin para vitit 1999 kur Kosova ishte ende pjesë e Serbisë. Serbët në pjesën veriore të vendit kanë rezistuar, ndonjëherë edhe me dhunë.

Rreth 50 ijë  serbë etnikë që jetojnë atje, refuzojnë të njohin autoritetin e Prishtinës dhe ende e konsiderojnë veten pjesë të Serbisë.

Në shenjë mosbindjeje për çështjen e targave të veturave, afër 600 policë nga pakica serbe, të ndjekur nga gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e tjerë të shtetit, këtë muaj braktisën vendet  punës.

Mbetët e paqartë nëse ata do të lejohen të kthehen në vendet e tyre të punës apo nëse në vedn të tyre do të punësohen persona të tjerë.

Në vitin 2013, Kosova dhe Serbia u zotuan për një dialog të sponsorizuar nga BE-ja për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura mes tyre, por pak përparim është bërë që nga ajo kohë.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 është njohur nga rreth 110 vende, por jo nga Serbia, Rusia, Kina dhe pesë vende anëtare të BE-së.

NATO ka ende rreth 3.700 paqeruajtës në terren për të ruajtur paqen e brishtë. /RTK

Të tjera