Lajme

Borrell: Liderët të marrin vendime për të ecur drejt integrimit

Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 26 September 2024

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është takuar liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në New York.

Në njoftimin e shpërndarë nga Borelli thuhet se në takim është diskutuar për sfidat gjeopolitike. Aty u theksua nevoja për harmonizim strategjik me Bashkimin Evropian për ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Borrell ka thënë se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Evropës.

-Advertisement-

Ai ka theksuar rëndësinë e lidhjeve BE-Ballkani Perëndimor dhe ka përsëritur se “anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen”.

“Udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike për të çuar përpara aspiratat e tyre evropiane”, citohet të ketë thënë Borrell.

Sipas njoftimit, takimi ishte mundësi për të kujtuar nevojën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekzistuese, derisa është përmendur rëndësia për fqinjësi të mirë të arritur përmes dialogut dhe kompromisit si hapa esencialë për integrim në BE.

Në takim ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beçiroviq, zëvendëskryeministri për Çështjet e Jashtme dhe Evropë i Malit të Zi, Filip Ivanoviq dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera