Lajme

Borrell i thekson Kurtit: Nuk mund të hidhni poshtë punën e qeverive të kaluara për dialogun

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 29 April 2021

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha sot pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se i ka thënë këtij të fundit se s’ka alternativë drejt BE-së tjetër përveç dialogut me Serbinë.

Borrell në një konferencë për media pas takimit iu drejtua përsëri Kurtit duke i thënë se duhet të vazhdojë punën e deritashme të qeverisë të kaluara për dialogun.

Ai po ashtu i theksoi Kurtit që puna që është bërë deri më tani nga qeveritë e kaluara nuk mund të hidhet poshtë, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Lidhur me dialogun e Kosovës me Serbinë. Rruga Evropiane e Kosovës kalon nëpër këtë dialog, nuk ka zgjidhje tjetër, nuk ka rrugë tjetër.

Për të arritur një marrëveshje të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është esenciale për të marrë perspektivën evropiane. Prandaj për këtë punë e inkurajoj kryeministrin Kurti  që të përfshihet në këtë çështje. Dhe gjithashtu edhe unë edhe ekipi im dhe përfaqësuesit e lartë jemi duke bërë punën tonë.

Dhe jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën në mënyrë që ta sjellim atë drejt familjes evropiane që është duke vazhduar dhe është biseduar në qeveritë e kaluara dhe nuk mund të hedhim poshtë gjithçka çka është punuar me qeveritë e kaluara por ju inkurajojmë që edhe ju të vazhdoni këtë proces”, ka thënë Borell pas takimit me Kurtin në konferencën e përbashkët./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera