Lajme

Borrell: BE do të ofrojë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 09 February 2023

Bashkimi Europian do të ofrojë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, tha sot shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pak para fillimit të samitit të 27 liderëve të BE-së në Bruksel, ku do të marrë pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Nga ana e tij, kryeministri holandez Mark Rutte vuri në dukje sot se vendi i tij nuk përjashton mundësinë për të dërguar çfarë do lloj ndihme ushtarake në Ukrainë.

Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki gjithashtu vlerësoi se është e rëndësishme miratimi i një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, ndërsa shprehu shpresën se kjo do të ndodhë në dy javët e ardhshme.

-Advertisement-

Zelensky mbërriti në kryeqytetin belg pak më herët për të marrë pjesë në samit dhe për t’u kërkuar liderëve europianë më shumë armë për vendin e tij për të zmbrapsur pushtimin rus, por edhe për të nisur shpejt negociatat e anëtarësimit.

Presidenti ukrainas, i cili udhëtoi për në Bruksel nga Parisi së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, do t’i drejtohet gjithashtu Parlamentit Europian dhe më pas do të zhvillojë bisedime dypalëshe me liderët europianë./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera