Lajme

Borrell: Aktet e dhunshme të papranueshme, të shtensionohet situata

Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 30 May 2023

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj trupave të KFOR-it, policisë dhe mediave, derisa i ka kërkuar Kosovës dhe protestuesve në veri që ta shtensionojë menjëherë situatën atje.

“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme”, tha Borrell përmes një postimi në “Twitter”.

Ai tutje theksoi se BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që “menjëherë dhe pa kushte ta shtensionojnë situatën”.

-Advertisement-

“Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, ka shkruar tutje Borrell.

Protestat e djeshme të serbëve të udhëhequra nga strukturat kriminale në veri përveç fyerjeve dhe vandalizmit të shfaqur ndaj automjeteve të policisë dhe mediave kosovare kulmuan me përleshje me trupat e KFOR-it, e ku mbetën të lënduar së paku 25 ushtarë dhe dhjetëra protestues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera