Borelli zhvillon bisedë telefonike me presidentin serb Vuҫiq
Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 08 June 2022
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb Aleksandar Vuҫiq.
Biseda është zhvilluar të martën në mbrëmje, me iniciativë të vet Borellit ndërsa në kohen kur presidenti serb gjendej në Ohër në samitin Open Balkans.
Në llogarinë e tij në Twitter, Borell ka konfirmuar se ai ka iniciuar telefonatën për t’ia bërë më dije bashkëbiseduesit nga Beogradi se pritet një angazhim i rëndësishëm në relacionin bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor.
“Ne duam të llogarisim te Serbia si një kandidate të sinqertë dhe partnere të besueshme evropiane për parimet, vlerat, sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët”, ka nënvizuar Borrell në llogarinë e tij në Twitter.
Zyrtarët evropian kanë bërë të ditur se biseda është zhvilluar për shkak të asaj që quhet “zhvillimet e fundit”.
Në këtë rrafsh, Peter Stano, zëdhënës i BE-së ka porositur se në kohën e agresionit ushtarak, të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus, kundër Ukrainës, BE pret që Serbia, si vend kandidat, të mos forcojë më tej lidhjet e saj me Federatën Ruse.
“Vendet kandidate, përfshirë Serbinë, pritet që në mënyrë progresive t’i harmonizojnë politikat e tyre ndaj vendeve të treta me politikat dhe qëndrimet e miratuara nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë edhe masat kufizuese”, ka deklaruar Peter Stano.
Serbia është i vetmi vend në kontinentin evropian që nuk ka vendosur sanksione Rusisë.
Për më tepër, ishte planifikuar një vizitë e ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov në Beograd, por e njëjta u anulua meqë Maqedonia e veriut, Mali i zi dhe Bullgaria kanë mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanin e Lavrovit. Bashkimi Evropian ka përshëndetur vendimin e këtyre shteteve duke cilësuar se po e dëshmojnë edhe në praktike implementimin e masave restriktive.
Të tjera
-
Detaje shokuese nga vrạsja mizore e Marigona Osmanit, çka thotë aktgjykimi i gjykatës?
19 faqe më shumë sesa aktgjykimi i parë, është aktgjykimi i dytë dënues ndaj ...
-
UNMIK-ut sul*mi në Banjskë s’po i duket aq serioz, e cilëson veç si incident
Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, tronditi botën më 24 shtator të 2023-...
-
Banka Botërore: 1 në 4 individë në Ballkan jeton jashtë vendit
1 në 4 individë nga Ballkani Perëndimor jeton aktualisht jashtë vendit. Kë...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet motoçiklisti
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në Pri...
-
Arrestohet me urdhër të SPAK, ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja
Vetëm disa ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit të Partisë Socialiste është...
-
‘Ti e di vet, unë e kryeva’: Kontrolli i rreptë ‘Dejonë’ deri edhe te ndërrimi i natës në KEK
Mesazhet në “Signal” përforcuan atë që dihej: se fjalët e Dejona Mihalit janë...
-
Haziri: Komuna e Gjilanit si shitore e thyer, shpejt do të përfundojë mendësia e punësimit të balldëskave dhe kunatave
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se ...
-
Bedri Hamza në Klinë: Zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve, në qendër të angazhimit tim
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka mbajtur tubim me qyt...
-
Haradinaj: Porosia ime për të gjithë, të punojmë së bashku që Kosova të anëtarësohet në NATO
Vizita e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Nju Jork, po shënohet me takime...
-
Politologu gjerman: Pa ndërhyrjen e SHBA-së në Kosovë dhe Bosnje, tani do të kishte tre luftëra në Evropë
Politika përkëdhelëse e BE-së ndaj Serbisë ka dështuar, vlerëson politologu g...
-
Lajçak: Është koha për të filluar seriozisht zbatimin e marrëveshjes së normalizimit
I dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajç...
-
Nesër mbahet testimi për ushtarët e rinj të Kosovës
Nga nesër do të nisë testimi për kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtar...