Lajme

Borell i quan të pasuksesshme takimet e ndara me Kurtin e Vuçiqin në Munih

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 26 February 2024

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, në një tekst të publikuar në faqen e Shërbimit të BE-së për Punë të Jashtme, ka shkruar se gjatë Konferencës së Sigurisë së Munihut ka folur në takime të veçanta me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për deeskalimin e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Por siç ka theksuar ai bisedimet “fatkeqësisht kanë qenë të pasuksesshme”.

Përveç Kurtit e Vuçiqit, Borrell thekson se ka pasur një numër të madh takimesh dypalëshe me partnerë të BE-së nga e gjithë bota.

-Advertisement-

Duke folur për rezultatet e arritura, Josep Borrell ka theksuar se në Munih ai prezantoi katër qëllimet kryesore të agjendës gjeopolitike të BE-së: mbështetje më të madhe dhe më të shpejtë për Ukrainën, përfundimin e katastrofës humanitare në Rripin e Gazës, përmirësimin e marrëdhënieve të BE-së me “jugun global” dhe forcimin dhe sigurinë e Unionit.

Ai në një tekst të publikuar në faqen e internetit të shërbimit të jashtëm të BE-së, tregon se atmosfera në konferencën e sivjetme në Mynih ishte e veçantë sepse, siç tha ai, të gjithë u ndërgjegjësuan se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftëra në afërsi dhe shumë konflikte të mundshme në mbarë botën.

“Të gjithë u ndërgjegjësuan për realitetin në Konferencën e Sigurisë të Munihut të këtij viti se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftërave në afërsi dhe shumë konflikteve të mundshme në mbarë botën”, ka theksuar ndër të tjera Borell.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera