Lajme

Borë, përmbytje, stuhi dhe tornado/ Evropa dhe SHBA përballen me motin ekstrem

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 15 December 2022

Një stuhi e Atlantikut u përplas në Gadishullin Iberik, duke shkaktuar përmbytje, kaos në lëvizje dhe miliona euro dëme.

Stuhia fillimisht shkaktoi përmbytje të mëdha në kryeqytetin portugez përpara se të shkonte në Spanjë, ku shirat përmbytën shtëpitë dhe detyroi mbylljen e autostradave.

Ndërkohë në Francë janë reshjet e dendura të dëborës ato që kanë shkaktuar kaos . të paktën tre persona humbën jetën në aksidente rrugore në jug të Burgundisë.

-Advertisement-

Trafiku ajror gjithashtu pritet të “ndërpritet rëndë” në dy nga aeroportet e Parisit, sipas autoritetit të aviacionit civil të vendit.

Edhe Britania e Madhe vazhdon të jetë e mbërthyer nga moti i keq prej disa ditësh tashmë. Temperaturat e ulta dhe reshjet e dëborës vazhdojnë të kufizojnë lëvizshmërinë në shumë zona të vendit.

Po kaq e rëndë situata është edhe përtej Europës. Në SHBA një stuhi e dhunshme shkaktoi disa tornado në shtetet jugore dhe mbuloi me borë vendet më në lindje.

Të paktën tre persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë dimërore. Midis tyre Një djalë i ri dhe nëna e tij u vranë në Luiziana kur shtëpia e tyre u shkatërrua nga një tornado.

Ndërkohë rreth 3300 fluturime janë vonuar dhe mbi 150 të tjera janë anuluar në SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera