Lajme

Bordi i KEK-ut, konfirmon gatishmërinë për ngritjen e mirëqenies së punëtorëve

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 09 February 2018

Bordi i drejtorëve siguron të gjithë punëtorët e KEK-ut se mirëqenia e përgjithshme e punëtorëve të saj është dhe do të jetë një ndër objektivat kryesore të Bordit, përkundër barrës që ka në gjendjen financiare të KEK-ut dhe situatën nëpër të cilën ka kaluar korporata.

Sa i përket ngritjes së pagave, Bordi është shprehur se kjo rritje ka kosto dhe ndikon në gjendjen financiare të KEK-ut. Megjithatë, është theksuar se rritje do të ketë. Mirëpo, për ta realizuar këtë, duhet pas racionalizim të shpenzimeve operative, gjithnjë pa cenuar mirëmbajtjen dhe investimet kapitale.

Në këtë vijë, Bordi edhe një herë ka rikonfirmuar se në parim është për të quar proceset përpara. Si rrjedhojë, është kërkuar nga menaxhmenti rishikimi i planit aktual buxhetor dhe identifikimi i mundësive konkrete të racionalizimit. Për më tepër, Bordi është në pritje të Raportit Vjetor të performancës dhe raportit të auditimit të pavarur financiar për pasqyrat financiare në fundvit (2017) për një pasqyrë më të qartë financiare./INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera