Lajme

Bordi i ZRRE-së vendos për çmimet e ngrohjes nga Termokosi

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 04 November 2021

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në seancën e VI-të mbajtur për këtë vit ka vendosur për përcaktimin e tarifave të NQ “Termokos” për këtë sezone, shkruan Gazeta Infokus.

Struktura e tarifave të energjisë termike përmban 2 lloje të tarifave, për konsumatorët me matje dhe për konsumatorët pa matje, varësisht nga Infrastruktura e matësve (njehsorëve) të energjisë termike.

ZRRE njofton se për konsumatorët me matje tarifa mujore për kapacitetin termik është 0.78 € për kilovat.

-Advertisement-

“Për konsumatorët me matje tarifa mujore për kapacitetin termik është 0.78€ për kilovat në muaj dhe për sasinë e furnizuar të energjisë termike 36.25€ për megavat”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Ndërsa për konsumatorët pa matje tarifat janë të bazuara në sipërfaqen e ngrohjes.

“Për konsumatorët pa matje tarifat janë të bazuara në sipërfaqen e ngrohjes e cila do të kalkulohet për konsumatorët shtëpiak me 0.76 € për m2 në muaj dhe për konsumatorët komercial me 0.95€ për m2”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Bordi gjithashtu ka aprovuar vlera e të hyrave të lejuara maksimale të NQ “Termokos”  për sezonin e ngrohjes 2021/22 e cila është 7,185,202 €./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri

Të tjera