Bordi i United vendos, Solskjaer trajner me kohë të plotë

Autori: Gazeta inFokus
11:30 | 11 February 2019
Ole Gunnar Solskjaer nuk do të jetë thjesht trajneri i përkohshëm i Manchester United. Sikurse raporton “The Sun”, bordi drejtues ka vendosur që norvegjezi të emërohet me kohë të plotë, por ky vendim nuk do të bëhet zyrtar para përfundimit të sezonit.
Drejtuesi i lartë i United, Avram Glazer, foli gjatë me teknikun pas fitores 3-0 me Fulhamin, duke qenë i bindur se Solskajer e meriton të vazhdojë në krye të “Djajve të Kuq”.
Familja Glazer ka patur si objektiv trajnerin aktual të Tottenhamit, Maurizio Pochetino, të cilit do t’i ofrohej një kontratë e majme për ta shkëputur nga Spurs-at.
Por drejtuesit e klubit tashmë janë bindur plotësisht për aftësitë e Solskjaer, për punën e të cilit flasin vetë shifrat. Që kur mori drejtimin e skuadrës në muajin dhjetor, pas shkarkimit të Jose Mourinhos, United ka mundur të fitojë 10 nga 11 ndeshjet e zhvilluara. Barazimi i vetëm ishte ndaj Bunrley-t, 2-2 në “Old Trafford”.
Forma e jashtëzakonshme, e përkthyer në rezultate impresionuese, e ka katapultuar Manchester United në vendin e katërt, në zonën Champions, duke lënë pas Chelsea-n dhe Arsenalin.

Të tjera
-
Hamiti për Gërvallën: S’ka bërë asnjë punë për njohje, por vetëm gafa
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka folur...
-
Ligji për Qeverinë, Gashi: E bënë vetë, tani nuk duan ta zbatojnë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar qe...
-
Deda: Një pjesë e skenës politike në Kosovë ka urrejtje ndaj shtetit
Analisti Ilir Deda ka thënë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, se një pj...
-
Abdixhiku i reagon Haradinajt: Janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen, ky presion veç po na forcon
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kr...
-
Gjini: AAK i thotë `jo` koalicionit me VV, opozita mund ta bëjë qeverinë
Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka theksuar se partia e tij...
-
Personi i vdekur në Prishtinë është shtetas i huaj, policia jep detaje
Një person është gjetur sonte pa shenja jete në rrugën “Fehmi Agani” në Prish...
-
Gjendet i shtrirë një person në Prishtinë, ambulanca dhe policia në vendngjarje
Një person është gjetur i shtrirë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Le...
-
Zyrtari kenias publikon fotografi nga takimi me Ambasadoren e Serbisë që i shkoi për të protestuar për njohjen e Kosovës
Musalia Mudavadi, sekretar i Parë i Kabinetit dhe Sekretar i Kabinetit për Ç...
-
Macron shtyn përpara planet për një forcë sigurie në Ukrainë gjatë samitit në Paris
Liderë nga më shumë se 30 vende u takuan të enjten në Paris për të biseduar p...
-
Haradinaj: Kurti është në opozitë, LDK-ja mund ta shpëtojë, përndryshe ne formojmë qeverinë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar ...
-
Isufaj takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për sundimin e ligjit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka pritur sot në takim amb...
-
“Paske thënë e kam zemër Lulin”, Rama-Bashës: E thashë mo, se po më plaste zemra
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë viju...