Lajme

Bordi i Transparencës e ulë çmimin e naftës

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 18 June 2022

Bordi i Transparencës uli çmimin e naftës të shtunën, pas një rekordi prej 265 lekësh për litër, që e kishin përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Tashmë nafta do të shitet 249 për litër, sërish çmim ky i lartë në raport me çmimin e naftës para pak javësh, por edhe në raport me vendet e tjera të rajonit.

Benzina, nga ana tjetër, do të shitet 236 lekë për litër, ndërsa gazi 86 lekë për litër.

-Advertisement-

Këto çmime hyjnë në fuqi më 18 qershor.

Njoftimi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 236 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet/Euronews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera