Bordi i RTK-së miratoi nisjen e reformës në RTK
Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 03 May 2023
Bordi i RTK-së në mbledhjen e datës 3 maj me tetë vota për ka aprovuar kërkesën e Drejtorit të Përgjithshëm për të nisur procesin e ristrukturimit dhe riorganizimit të brendshëm të RTK-së, duke i hapur udhë kështu procesit të shumëpritur të reformës në RTK.
Ky proces ka si qëllim përfundimtar të mundësojë menaxhimin efektiv të administratës së RTK-së, të rrisë nivelin e prodhimit audio viziv si dhe të rrisë llogaridhënien karshi publikut, organeve vendimmarrëse dhe themeluese.
Procesi i ristrukturimit dhe riorganizimit të brendshëm pason fazën e parë të skanimit të mënyrës se si funksionon transmetuesi publik mbi të cilin është përpiluar një raport që dëshmon se struktura aktuale organizative e RTK-së nuk funksionon në përputhje me kërkesat e tregut mediatik në Kosovë. Një ndër hapat e parë të reformës është hartimi i legjislacionit sekondar që do të bëhet në harmoni me legjislacionin vendor dhe evropian për mediat publike.
Kjo është komunikata e plotë e lëshuar nga Bordi i RTK-së:
Bordi i RTK-së miratoi nisjen e reformës në RTK
Bordi i RTK-së në mbledhjen e datës 3 maj me tetë vota për ka aprovuar kërkesën e Drejtorit të Përgjithshëm për të nisur procesin e ristrukturimit dhe riorganizimit të brendshëm të RTK-së duke i hapur udhë kështu procesit të shumëpritur të reformës në RTK.
Ky proces ka si qëllim përfundimtar të mundësojë menaxhimin efektiv të administratës së RTK-së, të rrisë nivelin e prodhimit audio viziv si dhe të rrisë llogaridhënien karshi publikut, organeve vendimmarrëse dhe themeluese.
Procesi i ristrukturimit dhe riorganizimit të brendshëm pason fazën e parë të skanimit të mënyrës se si funksionon transmetuesi publik mbi të cilin është përpiluar një raport që dëshmon se struktura aktuale organizative e RTK-së nuk funksionon në përputhje me kërkesat e tregut mediatik në Kosovë. Një ndër hapat e parë të reformës është hartimi i legjislacionit sekondar që do të bëhet në harmoni me legjislacionin vendor dhe evropian për mediat publike.
Bordi i RTK-së do ta mbikëqyrë në mënyrë të vazhdueshme procesin e reformës.
Në këtë mbledhje Bordi i RTK-së po kështu ka miratuar propozimet që i dërgohen Kuvendit të Kosovës për alternativat për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës së RTK-së si dhe modelet e financimit të RTK-së.
Propozimet e modeleve të financimit janë një nismë e mirë për krijimin financimit të qëndrueshëm të RTK-së, si dhe propozimet për definimin e pronës zgjidhin një ndër problemet më të mëdha të RTK-së dhe stafit të saj.
—
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...