Lajme

​Bora zbardhi Kosovën, vazhdojnë reshjet

Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 10 March 2022

Bora ka zbardhur gjithë Kosovën. Reshjet e borës po vazhdojnë edhe këtë mëngjes.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të borës, kryesisht ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera