Rozë

“Bora s’shkrihet pa ra shi”, Vëllezërit Lleshi lansojnë këngën për Big Brother Vip

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 17 January 2022

Big Brother Vip është tema më e komentuar kudo.

Vëllezërit Lleshi së fundmi kanë publikuar një këngë disi parodike kushtuar spektaklit më të ndjekur aktualisht, ”Big Brother Vip”.

Me tone humoristike ata kanë përmendur gjatë këngës disa prej personazheve brenda shtëpisë, si Donaldi dhe Arjola.

-Advertisement-

“Një mijë halle me pas shpia gruja vrap tek kojshia

Kur fillon Big Brother Vip s’ka kollit as nuk ka grip. Si që ditë, si që natë me ba lojë me ba gallatë.

Ky milet ja ka marrë dorën, fikson ditën edhe orën, i harrojnë hallet tona veç me pa kur del Arbana.

E ku ka më të bukur lojë, me tesha holla me mbulu tri katër njolla.

Nuk kanë munguar edhe disa vargje për treshen më të komentuar të showbizit, Bora Zemani, Donald Veshaj dhe Betarix Ramosaj.

“Po përzihet dhe Arjola, ka marr vesh se kur shkri bora, tash osht ftoht e s’bën vaki, jo nuk shkrihet pa ra shi”, janë disa vargje të tjera.

Nesër do të jepet spektakli i radhës i formatit të suksesshëm “Big Brother VIP”.

ëllai i Madh për spektaklin e nesërm ka marrë një vendim të papritur që do të ndodhë për herë të parë.

Përmes faqes zyrtare të Big Brother Vip në Instagram është dhënë lajmi se për herë të parë brenda shtëpisë do të eliminohen dy banorë brenda një nate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera