Rozë

Bora ra në Saharë! Por a e ka dhënë Leonora Jakupi zemrën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 11 January 2018

Këngëtarja Leonora Jakupi numëron mbi 20 vite karrierë muzikore.

Ajo e kishte filluar karrierën që në moshë të re, ndërsa “Sahara” është një prej këngëve të saj më të famshme, e cila është pëlqyer në masë të madhe aso kohe nga publike.

“Buzën time ke me marrë, kur të bie borë në Saharë, se për mua je o xhan, një pikë ujë në oqean”(sic.), citohet në vargjet e kësaj kënge.

-Advertisement-

E në një prononcim për Telegrafin, këngëtarja Leonora Jakupi ka treguar se retrospektiva e kësaj kënge ndërlidhet me borën e vërtetë që ra në Saharë para pak ditësh.

“Kënga ‘Sahara’ ka qenë pjesë e albumit tim të dytë. Është punuar nga Naim Krasniqi, dhe ka qenë interesante për kohën. Unë lexova në media që pak ditë më parë ra borë në Saharë, dhe normalisht që më rikthen pak nostalgjinë e kësaj kënge”, tha Leonora Jakupi .

E duke qenë se kënga flet për dashurinë, Leonora ka qëndruar gjithmonë hermetike sa i përket jetës private, ndonëse ka të reja në jetën emotive. Teksti ngacmues duket se është bërë realitet për këngëtaren Jakupi.

“Kur është realizuar kënga në atë kohë, ka qenë sigurisht vetëm tekst sipërfaqësor, por që me vite me shfletimin e literaturës kam mësuar që do të bjerë borë në Saharë, ashtu siç edhe ka ndodhur. E sa i përket jetës sime private, mund të them se jam e qetë, ashtu siç e thotë edhe teksti unë ia kam dhënë zemrën personit me të cilin jam, dhe po shijoj lidhjen”, tregoi këngëtarja Jakupi.

Leonora Jakupi

Gjatë vitit që shkoi, ajo ishte mjaft aktive me këngë e koncerte, teksa për festa solli një këngë shumë të bukur dhe lozonjare, të titulluar “E Paprekur”, e cila bëri për vete të gjithë ata që e dëgjuan gjatë festave.

“Kënga “E paprekur” është projekti im më i ri, është punuar në studion e Arsim Bunjakut, dhe e kam lansuar në programet festive. Uroj që ta realizoj edhe me klip, pasi ka qenë në plan, por e gjitha do të varet nga angazhimi im”

Në përfundimin e bisedës për Telegrafin, Leonora tregoi se gjatë vitit 2018 do të vazhdojë të jetë shumë aktive, me shpresën se do të arrijë të publikojë edhe albumin e saj të ri, të cilin e ka paralajmëruar tash e sa kohë.

“Po, shpresoj që këtë vit ta përfundoj realizimin e albumit dhe ta nxjerr në shitje, pasi kam kohë që po punoj në të. Vazhdimisht kam punuar këngë, kam hequr disa, duke u munduar që non-stop të sjell diçka të re dhe të bukur. Albumet ia vlejnë mendoj nga ana profesionale, si një pasaportë e këngëtarit pasi është vlerë artistike, ndërsa sa i përket anës materiale, sigurisht që nuk ka fitim, sepse ne investojmë dhe shitja është tejet e vogël. Por, gjithsesi si projekt një artisti nuk duhet t’i mungojnë”, përfundoi Leonora Jakupi.

Aktualisht, këngëtarja është duke shijuar disa ditë pushimi, pas një angazhimi intensiv gjatë dhjetorit nëpër programe të ndryshme televizive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera