Lajme

Bora lë pa energji elektrike Junikun, reagon komuna: Përgjegjësi për këtë dështim është KEDS-i

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 20 January 2024

Komuna e Junikut ka njoftuar se që nga ora 01:00 e natës janë pa energji elektrike, kjo si shkak i reshjeve të borës në këtë zonë.

Në njoftimin e komunës kanë njoftuar se kanë kërkuar veprime nga ana e KEDS-it, duke shtuar se edhe nëse një erë e lehtë frynë në këtë zonë, ndalet energjie elektrike.

“Reshjet e mbrëmshme të borës në zonën e Junikut e kanë sjellë terr për territorin e Junikut. Edhe pse komuna ka kërkuar veprime nga ana e KEDS, territori i komunës së Junikut është në terr nga ora 01:00 e natës e kësaj të Shtune. Ne jemi dëshmitarë se në kohët e fundit, nëse fryn një erë e lehtë, furnizimi me energji ndalet, nëse bie shi furnizimi me energji ndalet, nëse bie borë furnizimi me energji ndalet.” – thuhet në njoftim.Tutje nga Komuna e Junikut kanë thënë se për këtë dështim përgjegjës është KEDS-i, ku edhe kanë apeluar që të bëjnë evitimin dhe furnizimin me energji elektrike.

-Advertisement-

“Përgjegjësi për këtë dështim është KEDS. Mungesa e energjisë elektrike shkakton dëme të mëdha në familjet e Junikut. Ne apelojmë tek KEDS si përgjegjës për furnizimin me energji elektrike që të bëjë evitimin dhe furnizimin me energji elektrike për banorët e Junikut sa më parë. Banorët e Junikut janë edhe paguesit më të rregullt të energjisë elektrike dhe nuk e meritojnë një trajtim të tillë.” – thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera