Bora e pazakontë në shkretëtirë; Shenjë e profecisë biblike të ‘fundit të kohës’, thonë besimtarët (Fotot)
Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 21 January 2021
Kësaj jave ka rënë dëborë në dy shkretëtira të ndryshme, duke përfshirë dhe atë të Saharasë, ndërsa besimtarët thonë se “Fundi i kohëve” mund të jetë pranë, sipas një citimi domethënës biblik nga Isaiah.
Të dielën ka rënë dëborë në provincën Asir në Arabinë Saudite për herë të parë në 50 vjet, teksa mediat vendore raportonin se temperatura kishte rënë në -2C.
Ndërsa të mërkurën ra dëborë në shkretëtirën e qytetit algjerian Ain Sefra, që njihet historikisht si qyteza e hyrjes për në Sahara.
Është tashmë dimri i katërt radhazi që raportohet për dëborë ose akull në rajone tipike të thata, edhe pse në shumë vende të hemisferës veriore janë raportuar fenomene të pazakonta moti duke përfshirë dhe Indinë, Kinën e Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kryeqyteti i Indisë Delhi dëshmoi motin e saj më të ftohtë në 119 vjet kurse Spanja shënoi sivjet stuhinë më të ftohtë të dëborës qe prej vitit 1971.
Arsyeja kryesore e motit të pazakontë besohet se janë ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale, por disa agjenci mediatike thonë se kjo mund të jetë një shenjë e fundit ‘biblik’ të kohëve.
Agjencia ‘Israel365 News’, e cila përshkruan veten si “një këndvështrim i ri lajmesh nga Izraeli dhe Lindja e Mesme”, tha se profeti Isaiah ka folur shpesh për dëborën në shkretëtirë gjatë përshkrimit të fundit të kohërave.
“Shkretëtira e ashpër do të lumturohet, natyra e egër do të gjallërohet/e do të lulëzojë si trëndafili,” thotë Isaiah në psalmin 35:1
Ndërsa në Isaiah 43:19 thihet: “Jam duke bërë diçka të re/ Tani ajo do të ndodhë, papritur ti do ta ndjesh/ Do të krijoj rrugë në mes të botës së shkretë/dhe lumenj në shkretëtirë.”
Sipas besimtarëve, prezenca anormale e dëborës në këtë terren tipik të thatë, mund të jenë në fakt “lumenjtë në shkretëtirë” të cilave i referohet profeti në fundin e botës.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...