Lajme

Bora dëmton 10 shtylla elektrike, Valbona në terr

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 03 December 2017

Reshjet e borës kanë dëmtuar shtyllat elektrike duke lënë pa furnizim me energji zonën e Valbonës.

Elektriçistët e OSHEE po punojnë për riparimin e fiderit 10 kV Tropojë-Valbonë. Dëbora dëmtoi rreth 10 shtylla, si dhe ka shkëputur përcjellesin në disa akse.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, përmes një postimi në Facebook, bëri me dije se po punohet prej disa orësh, me mjete të rënda për ngritjen e shtyllave, dhe sistemimin e linjës, për rikthimin energjisë elektrike në zonë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera