Sport

Bora befason klubet tona në Antali, anulohen disa ndeshje kontrolluese

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 25 January 2022

Për herë të parë që nga vitit 1993 plazhi i Antalisë është mbuluar nga bora, raportojnë mediat turke.

Reshjet e borës kanë gëzuar pa masë banorët e këtij qyteti bregdetar turk, shumë prej të cilëve për herë të parë e kanë shijuar këtë moment.

Megjithatë, me gjasë jo të gjithë që ndodhen në këtë vend turistik iu kanë gëzuar temperaturave të ulta dhe borës.

-Advertisement-

Në fakt, shumë klube të futbollit nga e mbarë bota ndodhen atje, e në mesin e tyre edhe shumica e klubeve elitare të Kosovës.

Ato kanë marrë rrugën për në Antalia pikërisht për shkak të kushteve më të mira klimatike, por bora e sotme i ka befasuar dhe pa dyshim do t’ia vështirësojë paksa punën rreth përgatitjeve.

Futbolli.info ka siguruar një video ku shihet e mbuluar nga bora një fushë futbolli, në të cilën po i zhvillojnë stërvitjet dhe ndeshjet testuese ekipet tona.

Kjo ka ndikuar që disa prej ndeshjeve kontrolluese të klubeve tona të parapara për sot të anulohen. Janë këto ndeshjet Malisheva-Montana, Gjilani – Shakhtar dhe Ulpiana – Taraz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera