Bora arrin deri në 20 cm në zonat malore të Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus
23:13 | 30 November 2024
Ulja me 5 gradë e temperaturave solli reshje dëbore e ngrica në veri e në juglindje të Shqipërisë. Reshje të dendura dëbore u regjistruan mbrëmjen e se shtunës në Dibër. Në Qafën e Murrizit, në aksin Peshkopi-Kukës në Kalanë e Dodës trashësia e borës i kalon 20 centimetra.
Raportohet se në Rrugën e Kombit dhe Qafë Mali- Fierzë që nga mëngjesi kanë filluar reshjet e dëborës, por nuk paraqiten probleme për qarkullimin.
Në bashkinë Fushë Arrëz, vijojnë reshjet e dëborës, momentalisht trashësia e dëborës arrin rreth 6-8 cm. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme. Reshjet kanë qenë prezente prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në lartësitë mbi 1300 m të qarkut të Korçës. Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka shkuar në 5 cm.
Emergjencat civile raportojnë se nuk ka rrugë të bllokuara dhe janë marrë masat për kriposjen e rrugëve që kanë prezencë të ngricave. Policia e Shtetit apeloi qe drejtuesit e automjeteve të kenë më shumë kujdes, të ulin shpejtësinë, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor si dhe të përdorim goma dimërore e zinxhirë.
Në të gjithë territorin ka pasur furnizim me energji elektrike, me përjashtim të një lagjje në Ostren ku janë dëmtuar disa shtylla prej gati 10 ditësh dhe nuk janë riparuar ende.

Të tjera
-
Pronari i biznesit nga prostesta i çon mesazh Kurtit: As ne nuk tërhiqemi, mos na detyroni të përdorim forma të tjera
Pronari i një biznesi i cili po mer pjesë në protestën e Odës Ekonomike kundë...
-
Qeveria në detyrë emëron Labinot Zeqirin Kryeinspektor të Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë në MSH
Qeveria në detyrë ka emëruar Labinot Zeqirin në pozitën e Kryeinspektorit të ...
-
Fillon protesta e bizneseve në Prishtinë, bllokohen tri hyrjet për në kryeqytet
Bizneset në Kosovë kanë nisur sot protestën kundër vendimit të Zyrës së Rregu...
-
Kurti sulmon me gjuhë të rëndë bizneset që po protestojnë: Koha e barrikadave ka kaluar, i kemi hequr kudo dhe s’lejojmë më të reja
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka sulmuar Odën Ekonomike të Kosovës dhe ...
-
Tregu i lirë energjetik, Rizvanolli: ZRRE ka njoftuar se gjashtë furnizues janë aktiv, pesë prej tyre kanë dhënë ofertat për biznese
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë sot se sa i përke...
-
Hykmete Bajrami: Kurti se me politikat e tij po i shtyn punëdhënësit drejt protestës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për...
-
Klinë: Gjeti një kuletë të humbur me 42 euro dhe e dorëzoi në Polici,i kthehet pronarit
Me datë 27.05.2025, në Stacionin Policor Klinё, qytetari Pal Berisha nga fsha...
-
I maskuar dhe nën kërcënim të armës tenton të kryejë grabitje në Prizren
Një ankuese në Prizren ka informuar policinë se mëngjesin e ditës së djeshme ...
-
Barometri i BE-së: Ekonomia, papunësia dhe kostoja e jetesës, shqetësimet kryesore të kosovarëve
Vetëm 18 për qind e qytetarëve të Kosovës vlerësojnë se situata ekonomike në ...
-
Bislimi pyetet në Gjermani me “cilët partnerë” do ta tejkaloni bllokadën, thotë “nuk ka nevojë për partnerë”
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi thotë se nuk ka krizë në Kosov...
-
Faturat e majit: Qytetarët ankohen, bizneset protestojnë duke bllokuar rrugët
Fundi i muajit maj ka sjellë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike p...